Thaçi fton politikanët e Beogradit të zgjohen nga ëndrrat dhe ta pranojnë Kosovën

Kosova

Thaçi fton politikanët e Beogradit të zgjohen nga ëndrrat dhe ta pranojnë Kosovën

Nga: M.Lakna Më: 7 janar 2015 Në ora: 11:41

Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, thotë se Serbia ende e ka të vështirë ta pranoj realitetin e krijuar për Kosovës.
Në një postim në rrjetin social ish-kryeministri Thaçi shkruan se fqinji veriorë ende mendon me një mentalitet të shekullit të kaluar.

Ja postimi i plotë i Thaçit ë Facebook:

Sa herë që Serbia pretendon të bëj zhurmë politike për gjoja prezantimin e planeve të saja për ofrimin e zgjidhjes përfundimtare për Kosovën, kjo edhe më tepër e forcon bindjen tonë se sa të vështirë e ka ajo ta tejkalojë mentalitetin ekspansionist të shekullit të kaluar. Për ne, këto plane të dështuara nuk janë befasi ashtu siç nuk janë as për ato shtete demokratike të botës që kanë ndihmuar lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë. Ne vetëm mund të shfaqim zhgënjimin tonë për ekzistimin e mëtejmë të kësaj qasje nga një shtet fqinjë i cili pretendon të bëhet pjesë e familjës europiane. Ndërsa, dihet shumë mirë se cilat janë arsyet dhe parimet mbi të cilat është themeluar dhe funksionon Bashkimi Europian. Mirëpo, ne do t’i ndihmojmë fqiut tonë verior që të dal nga mentaliteti i shekullit të kaluar duke ia bërë të qartë se Kosova ka 16 vite që është e lirë dhe 7 vite si shtet i pavarur i njohur nga pjesa më e madhe e shteteve të botës.
Prandaj, ne jemi të vendosur të lëvizim përpara drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Ndërkohë, ne shpresojmë se politikanët në Beograd do të zgjohen sa më shpejt nga ëndrrat e tyre dhe ta kuptojnë që Kosova si ankth i krijuar në mendjet e tyre, tashmë ka përfunduar. Disa e kanë kuptuar këtë fakt shumë kohë më parë, ndërsa të tjerët mbetet ta bëjnë të njejtën gjë sa më parë. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat