TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka publikuar “Të vërtetën matematikore të çmimit të ri të energjisë” për familjet në nevojë: Një tabelë në të cilën krahason çmimin e mëparshëm të fashës me atë aktualin dhe përfitimin që do të kenë shtresat në nevojë me kompensimin prej 650 lekës, që do t’iu futet në pensione apo pagesat e ndihmës.

Nga llogaritë, rezulton se me çmimin aktual, një familje në nevojë do të paguajë 218 lekë më pak për 200 kilovatorë; 2 lekë më pak për 300 kilovatorë dhe 962 lekë më pak për 500 kilovatorë.

Rama ka përllogaritur edhe faturën për një familje jo në nevojë, e cila nuk përfiton kompenson. Sipas tij, deri më 31 dhjetor 2014, një familje e tillë që konsumon 500 kilovat në muaj, do të paguante 6012 lekë, me çmimin e ri të mesatarizuar do të paguajë 5700 lekë ose 312 lekë më pak.

tabela e energjise

1920526_10152631445801523_8120547233956804823_n

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb